Dalja e parë publike e Meghan Markle pas lindjes, detaji aq i rëndësishëm që nuk e vumë re

Në daljen e parë publike pas lindjes së djalit të bashkëshortes së princit Harry, Meghan Markle, fundjavën që lamë pas, ra në sy një detaj.

Teksa dukesha e Sussex mori pjesë në paradën ‘Trooping the Colour’, në nder të ditëlindjes së mbretëreshës Elizabeth, ra në sy paraqitja e saj.

Krahas fustanit dhe kapeles blu të thellë, të linjës ‘Givenchy’, spikati një detaj.

Në gishtin e saj, krahas unazës së martesës dhe asaj të fejesës, spikati një unazë elegante me gurë diamanti.

E njohur si ‘eternity ring’, kjo unazë dhurohet nga bashkëshorti për të treguar dashurinë dhe konsolidimin e çiftit. Në mënyrë të veçantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej nga vjen dhe Meghan, një unazë e tillë dhurohet pas lindjes së një fëmije.

Share With:
Translate »
713 Views