Në urimin e ditëlindjes së Ledionit, Sara Hoxha zbuloi edhe gjininë e bebushit që po vjen

Sara Hoxha dhe Ledion Liço do të bëhen prindër për herë të dytë dhe lajmin e lumtur Sara e ka ndarë me të gjithë pak ditë më parë në Instagram. Ajo nuk ka preferuar të japë asnjë detaj tjetër, vetëm tek-tuk ndonjë foto me barkun e rrumbullakosur. Sot Ledioni feston ditëlindjen dhe Sara zbuloi disa detaje të tjera të ëmbla. Njëri prej tyre është se në këtë ditë nuk festojnë vetëm ditëlindjen e Ledionit, por edhe përvjetorin e njohjes së tyre. Po ashtu, një lajm tjetër i rëndësishëm është edhe gjinia e bebushit që Sara sapo e zbuloi dhe është djalë!

“Vite më parë në këtë datë, për ditëlindjen e tij, unë takova shpirtin tim binjak. Nuk mund të kisha zgjedhur një burrë dhe një baba më të mirë për dy djemtë tanë. Të dua!” -ka shkruar Sara përkrah fotove nga dasma. Më poshtë ka shtuar se edhe pse Ledioni nuk ka rrjete sociale, ajo e di që i kontrollon lajmet për të online.

Ky urim s`mund të ishte më i ëmbël se kaq!

Share With:
Translate »
669 Views