Gjysh për herë të parë, Fadil Berisha merr dhuratën më të bukur në Ditën e Baballarëve

Fotografi me famë botërore e me origjinë shqiptare, Fadil Berisha e ka uruar Ditën e Baballarëve me një foto të veçantë me nipin e tij, Jordan.

“Dhurata më e mirë që kam marrë në Ditën e Baballarëve ishte të bëhesha gjyshi i këtij vogëlushi. Gëzuar Ditën e Baballarëve të gjithë baballarëve dhe gjyshërve”, shkruan fotografi.

Kjo është hera e parë që Berisha tregon portretin ëngjëllor të nipit të tij.

Kujtojmë që prej vitesh fotografi jeton e punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku shpeshherë e kemi parë krah  personazheve me famë botërore.

Share With:
Translate »
578 Views