Kur të shihni Mozzik-un e vogël, do ta kuptoni kujt i ngjan Hana

Mozzik ka gati albumin e ri i cili pritet të dalë shumë shpejt!

Dje ai paralajmëroi se 3 këngë nga albumi janë publikuar pa dijeninë e tij dhe shumë vetë i kanë dëgjuar. Por kjo nuk i prish aspak punë reperit i cili ka edhe 15 këngë të reja të padëgjuara.

Por ndërkohë që merrej me albumin e ri dhe promovimin e tij, Mozzik është ndjerë nostalgjik dhe ka publikuar një foto nga fëmijëria.

Ai shfaqet në krahët e të atit dhe duket shumë i vogël, ndoshta në moshën e vajzës së tij sot.

Dhe meqë ra fjala të Hana, kur pamë foton e Mozzik e kuptuam se kujt i ngjan ajo. Vogëlushja është kokë e këmbë si babi, dhe nëse doni prova mund ta shihni me sytë tuaj.

Share With:
Translate »
1092 Views