Këshilla për udhëtime me fëmijë në mal

Po mendoni për pushime dimërore në mal, por fëmija juaj është ende i vogël?! Ja disa këshilla të përshtatshme për ju.

Nëse preferoni malin, mos u ngjitni më lart se 1500 metra mbi nivelin e detit, fëmijës ka të ngjarë t’i shkaktohet një “otit barotraumatik”, sëmundje e veshit, e shkaktuar nga ndryshimi i papritur i presionit të ajrit, gjatë ngjitjeve apo zbritjeve të shpejta.

Mos përdorni teleferik apo pajisje të tjera ngjitjeje dhe bëni herë pas here pushime për t’u përshtatur me ndryshimin e lartësisë. Merrni një karrocë fëmijësh për udhëtim ose një çantë shpine me bazament të fortë shpinor, për të mbajtur fëmijën. Në dimër, mos harroni që temperatura e trupit të fëmijës, bie shpejt. Në verë, vishini fëmijës këpucë të përshtatshme, sidomos nëse ka nisur të hedhë hapat e parë. Ajri i malit u bën mirë fëmijëve, por mos harroni se edhe atje dielli është i fortë!

Share With:
Translate »
496 Views