Dua Lipa shkruan për refugjatët: Jeni më të fortë se sa mendoni
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka lindur në Londër por nuk e ka harruar asnjëherë origjinën e saj. Prindërit i kanë treguar historinë e tyre kur emigruan nga Prishtina për në Londër në vitin 1992.
Për këtë arsye, Dua Lipa dhe familja e saj arrijnë ti kuptojnë mjaft mirë refugjatët. Këngëtarja ka bërë një shkrim emocionues në Instagram për fëmijët të cilët nuk kanë mbështetje dhe detyrohen të ikin nga shtëpitë e veta për shkak të luftës.
“Në prill isha me shumë fat që pata mundësi të kisha një eksperiencë në Lebanon me UNICEF-in. Kam njohur fëmijë refugjatë dhe të rinj, dhe e pashë se sa të fortë e të guximshëm ishin që t’i përshtateshin çdo rrethane në konflikt. Kur numri i refugjatëve është kaq shokues, rreth 70 milion në të gjithë botën, është e rëndësishme të kujtoj se nuk ka familje as fëmijë që dëshiron të lërë shtëpinë e tyre. Të gjithë fëmijët kanë nevojë të kenë një vend të sigurt për të mësuar, për të luajtur dhe për të arritur potencialin e tyre.
UNIECEF i mban fëmijët të sigurt, të mbrojtur dhe i ndihmon për të qeshur. Në Ditën Botërore të Refugjatëve, mesazhi im për refugjatët është se ju tashmë jeni më të fortë se sa mendoni që jeni. Ne jemi prapa jush”, ka shkruar Lipa.