Pas lajmit të shtatzënisë, sot reagoi Marina Vjollca
Aq dëshirë kanë ndjekësit e Marinës dhe Getoarit të shohin familjen e tyre të zgjerohet sa mezi presin ndonjë postim ku mund të dallojnë “një bark të rrumbullakosur”.
Kështu ndodhi edhe me një foto që Marina postoi nga pushimet dhe komentet e ndjekësve lidhur me një shtatzëni të mundshme bënë që lajmi të qarkullonte shpejt kudo në portale.
Burime për “Prive” e mohuan diçka të tillë por asnjë nga protagonistët e lajmit, Geti apo Marina, nuk kishin preferuar të reagonin lidhur me çfarë shkruhej.
Ndaj vetëm përpara disa minutash, Marina vendosi të thotë të sajën.
Moderatorja postoi një foto nga pushimet që po kalojnë në ishullin Barbados së bashku me Getin dhe kishte pozuar duke mbajtur njërën dorë rreth kokës. Kaq u desh që një komentuese t’i shkruante se me siguri mediat do aludojnë për një dhembje koke (duke qenë se lajmi i shtatzënisë doli nga fotoja ku Marina instiktivisht kishte prekur me dorë barkun).
Këtij komenti, Marina ia ktheu me një “Fiks” duke na bërë të kuptojmë se ajo e mohoi lajmin e shtatzënisë duke konfirmuar kështu edhe burimet e “Prive” që thanë të njëjtën gjë më parë.
Besojnë se aq shumë sa e kanë lodhur lajmet, kur të vijë momenti i ëmbël për ta, Marina do ta postojë vetë që sapo të marrë vesh lajmin e bukur…

