Fatma flet për bebin! “Unë e dua vajzë, Alfio djalë”

Alfio dhe Fatma janë, prej tetorit të kaluar kur publikuan foton e parë bashkë në Instagram, një prej çifteve më të komentuar të showbiz-it shqiptar.

Megjithatë duket se ka qenë e vështirë për Fatmën derisa vendosën të dalin publikisht.

Prezantuesja e “Fun Day” në “IN Tv”, tregoi në një intervistë për “Indeksonline” se ajo as që e dinte se Alfio kishte publikuar një foto me të në Instagram.

Fatma pranoi se partneri i saj e ka ndryshuar shumë, duke e bërë më pak të rezervuar për jetën e saj private, të cilën më parë e ruante me fanatizëm.

Ajo guxoi madje edhe të fliste për planet për martesë, që ndonëse siç thotë ajo, nuk e kanë biseduar ende, duket se për fëmijët që do të kenë Fatma dhe Alfio kanë folur gjatë e gjerë.

“E vërteta është që Alfio më ka “ndryshuar” dhe më ka bërë një njeri shumë herë më të mirë!”, u shpreh Fatma, “Nuk jam më ajo Fatma që i ruaja gjërat e mia private si histerike! Tani jam pjesërisht kështu!”

E pyetur për fëmijët, Fatma u përgjigj:

“Ore, a të më propozojë njëherë Alfio?! A ta bëjmë dasmën njëherë!? Hahaha.”

“Këtu jemi pak në luftë ne të dy sepse unë dua vajzë, kurse Alfio do djalë! Por… avash avash! Kur të vijë koha, ti do e marrësh vesh i pari hahahah!”

Fatma dhe Alfio tashmë bashkëjetojnë prej dy vitesh, pak a shumë koha që e kanë mbajtur të fshehtë.

Share With:
Translate »
688 Views