I qeshur përkrah Shakirës dhe djemve, Pique nis pushimet familjare
Gerard Pique dhe Shakira kanë krijuar me të vërtetë një familje të shëndetshme dhe të bukur. Të paktën kështu duket nga një foto e publikuar së fundmi nga futbollisti në rrjetin social “Instagram”.
Duke shijuar me shumë gjasa disa ditë pushimi, çifti i njohur ka pozuar së bashku me dy djemtë, Milan dhe Sasha, përpara aparatit fotografik. Komentuesit nuk kanë ngurruar t’i komplimentojnë për harmoninë familjare. Kujtojmë se Shakira dhe Gerad Pique janë së bashku prej 10 vitesh.