Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika humb personin e shtrenjtë të familjes
E sotmja është një ditë e hidhur për ish-kreun e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.
Ish-kreu i Vlorës ka humbur babain. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije vetë Gjika përmes një mesazhi të ndarë në rrjetet sociale.
Mesazhi:
Të dashur miq, shokë, dashamirës dhe të afërm të mi!
Baba, Komandant Qamil Gjika, iku përgjithmonë!
Iku i lumtur për gjithçka la pas!
Iku i përmalluar për të dashurit që do takojë atje lart, sidomos bashkëshorten e tij, Ervehenë!
“Mirë bëj sa të mundesh, keq mos bëj kurrë”-filozofia e Babës, e cila u bë lejtmotivi im në punë dhe në jetë!
Lamtumirë Baba!
Lamtumirë Komandanti im Qamil Gjika!
Përcjellja bëhet ditën e dielë, dt.30 qershor 2019, ora 13.00!
Adresa: Kompleksi Breshani-Uji i Ftohtë Vlorë!