”Jam e fortë si ti”, 5-vjeçarja Vivien ngjit majën e Jezercës bashkë me mami Valbonën duke sfiduar të gjithë

Ndërkohë që një pjesë e mirë e njerëzve kanë zgjedhur detin për të kaluar këto ditë të nxehta vere, Valbona Selimllari ka sfiduar temperaturat e larta duke u ngjitur në liqenet e Jezercës, 2694 m mbi nivelin e detit. Ish-Miss Shqipëria ka vendosur që këtë eksperiencë unike ta provojë me motrën e saj Linda, djalin e dytë dhe më të voglën e familjes, Vivien dhe sigurisht që nuk mund tës mos i ndante përjetimet e saj edhe me ndjekësit e shumtë.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, kuptohet përveç pamjes piktoreskte që ofron maja e Jezercës, është vajza e Valbonës, Vivien, që ndonëse vetëm 5 vjeç ka ngjitur majën e lartë duke sfiduar edhe të rriturit. Jezerca është maja më e lartë e Alpeve Shqiptare, që jo çdokush do guxonte ta ngjiste, ndaj fëmijët e Selimllarit janë vërtet një shembull i mirë për të mëdhenjtë.

E mesa duket foca e vogëlushes buron nga e ëma. Në një video që Valbona ka ndarë në Instagram-in dëgjojmë vogëlushen të thotë se ”Është vajza e Bonës, ndaj është e fortë dhe e palodhur.”. Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme.

Share With:
Translate »
681 Views