Zaho, këmbëzbathur mes sheshit “Skënderbej” duke u larë në shatërvan
Zaho është parë të shëtisë me biçikletën e tij dhe si shumë fëmije të tjerë, ka shijuar zbathur ujin mbi pllakat e sheshit. Duket se cifti kryeministror po e lënë vogëlushin të shijojë një fëmijëri të zakonshme, pavarësisht statusit të tij. Zaho shihet këmbëzbathur ndërsa i kënaqet ujit të shatërvanit. Motra e tij Rea është argëtuar së bashku me të, ndërsa Linda është parë tu bënte foto fëmijëve të saj.