“Me dhëmbë do e kisha shqyer një fëmijë shqiptari”, kër cënohet gazetarja kosovare
Një korrespondente e televizionit N1 në Kosovë është kë rcënuar me jetën e vajzës në rrjetet sociale.
Mediat kosovare, raportojnë se gazetarja Zana Cimili kishte publikuar në rrjetet sociale një foto të vajzës së saj, teksa një komentues në gjuhën serbe e ka kërcënuar duke i thënë se ka dëshirë jetësore që të vrasë një shqiptar.
“Bile, pa problem me dhëmbë do e kisha shqyer një fëmijë shqiptari. Është e pabesueshme kjo. Ndërsa ti me punën tënde ke kontribuar, të falënderohem për këtë”, mësohet të ketë shtuar më tutje komentuesi.
Personi në fjalë, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, ka vazhduar me nxitje të gjuhës së urrejtjes duke shtuar:
“Shpresoj që një luftë e re do shpërthejë në Kosovë dhe që kësaj rradhe terr oristët dhe okupatorët shqiptarë të kenë mundësinë të ndjejnë gjithë atë zemërim të serbëve, dëshirën për drejtësi dhe liri!”
Ndërkaq, në lidhje me këtë kërcënim ka ardhur një reagim nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
AGK bën thirrje për distancim nga kjo gjuhë e tillë. Sipas tyre të gjitha kërcë nimet, posaçërisht thirrjet për dhu në ndaj grave gazetare janë të papranueshme.