Nuk e ftuan në pagëzimin e Archie-t, babai i Meghan Markle-it i dërgon publikisht një mesazh të bijës

Pagëzimi është padyshim eventi më i rëndësishëm për fëmijët e familjes mbretërore, pas lindjes. Babai i Meghan Markle-it, Thomas, i humbi që të dyja për shkak se nuk pati një ftesë për të në asnjërin prej rasteve.

Ish-bashkëshortja e tij, Doria, ishte e pranishme.

74- vjeçari reagoi pas ceremonisë së djeshme në një deklaratë për “DailyMail”, ku u shpreh:

“Më kanë pyetur nëse do të më kishte pëlqyer të shkoja në Britani për të parë tim nip teksa pagëzohet… Unë kam qenë ndihmës i priftit kur isha 12, pjestar i konfirmuar i kishës së Mbretëreshës kur isha 14 dhe Archie është nipi im, kështu që sigurisht që do ta kisha shijuar shumë të isha atje gjatë bekimit, i uroj Archie-t dhe prindërve të tij shëndet dhe lumturi.”

Siç dihet, në vite marrëdhënia e Meghan-it me të atin, Thomas Markle, nuk ka qenë aspak tipike baba- bijë. Ndoshta sepse pasi Meghan doli publikisht me Harry-n, babai i saj nuk u përmbajt aspak në deklaratat publike, Dukesha e Sussex-it vendosi t’i ftohë marrëdhëniet me babain, së paku publikisht.

Burimet thonë se pallati i Sussex-it i ka vendosur kusht Thomas-it se nëse do të shkelë atje për të parë nipin apo vajzën e vet, duhet të sillet mirë kur flet për të në media. E në fakt, ka ca muaj që Thomas rri goxha urtë. Edhe ky reagim qe goxha diplomatik, nëse e krahasojmë me atë që tha dy vite më parë për Meghan-in:

“…nuk do të ishte asgjë pa mua. Unë e kam bërë atë dukeshën që është sot. Çdo gjë që është Meghan sot, është prej meje.”

“Ajo as që më flet sot, a ka më të ftohtë sesa kaq?”

Në maj të 2018-ës, Thomas Markle nuk ishte i pranishëm në dasmën e së bijës me princin Harry.

Share With:
Translate »
457 Views