PAS DIVORCIT/ Moderatorja shqiptare publikon SMS-të private me të dashurin: Do i bëjmë dhe 2 fëmijë?
Dajana Shabani, moderatorja e njohur e emisionit të mëngjesit, tashmë nuk rezervohet më për lidhjen e saj me Kamber Malokun.

Pas divorcit, të dy janë parë publikisht nën shoqërinë e njëri-tjetrit ndërsa Dajana së fundmi ka publikuar edhe disa sms private që ka shkëmbyer me boksierin të cilin ajo e quan ‘Mbreti im’. Maloku i kërkon Dajanës të martohen ndërsa kjo e fundit i thotë ‘po’. Më tej, ai i kërkon të bëjnë edhe dy fëmijë por Dajana i përgjigjet ‘mos e tepro tani’. Kujtojmë se moderatorja është nënë e një vajzë nga martesa e saj e parë.
