Albana Osmani: Doktori budalla mendoi se kisha lindur e vdekur
Prezantuesja e njohur Albana Osmani, ka ndarë me ndjekësit një histori shumë interesante të jetës së saj. Duket ajo e ka një arsye se përse nuk e heq asnjëherë buzëqeshjen nga fytyra dhe mirë bën.

“Ndryshe nga të tjetër unë kam lindur duke qeshur. Pasi doktori mendoi se unë kisha lindur e vdekur, unë nisa të qesh. Nga ai moment unë vazhdoj te qesh me atë doktorin budalla” shkruan Albana.


Prej kohësh moderatorja është shkëputur nga televizioni, ndërsa merret me fushatën sensibilizuese “Ti je një luledielli” për grumbullimin e të ardhurave në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundja e gjakut.

