“Nga xhami i një limooo!” Vajza e Kourtney Kardashian feston 7-vjetorin me një super festë

Vogëlushja e Kourtney Kardashian, Penelope Disick ka festuar ditëlindjen me shoqet e saj dhe familjen, përfshi këtu edhe kushërirën North West.

Vajzat mbërritën në festë me një limuzinë Mercedes G-Wagon dhe ishin shumë të emocionuara ndërsa kishin veshur pizhama.

E para që zbriti nga limuzina ishte vajza e Kim Karddashian, North, 6 vjeç e cila ishte veshur me pizhame rozë dhe flokët i kishte kapur në dy topuzë të vegjël.

Pas e ndiqte vajza e ditëlindjes Penelope, e cila kishte veshur pizhama ngjyrë rozë të lehtë dhe një palë shapka “Louis Vuitton”, që me siguri i përkasin nënës së saj.

Kourtney ishte gjithashtu në limuzinë e veshur me një palë pizhama ngjyrë pjeshkë saten.

Videon e vajzave që dilnin nga limo si të ishin fashionsita, e publikoi Khloe e cila shkruante: “Lërë derën hapur!”

Nuk mungoi as True, vajza e Khloe-s, 15 muajshe, që iu bashkua festës dhe u ul afër kushërirës Penelope, e veshur me atlete Yeezy.

Share With:
Translate »
625 Views