Zbulohet gjinia e fëmijës së katërt të Arianës dhe Ermal Fejzullahut

Është zbuluar gjinia e fëmijës së katër të këngëtarit të famshëm Ermal Fejzullahu. Bashkëshortja  e tij Ariana është në pritje të një vajze.

Lajmi u zbulua nga motra e këngëtarit në një foto të publikuar nga Ariana në Instagram.

Ajo postoi një fotografi ku tregoi barkun e rrumbullakosur dhe Bulba Fejzullahu komentoi: Dy të bukurat e mia, duke nënkuptuar se foshnja është vajzë.

Ermali dhe Ariana janë prindër të tre fëmijëve Arti, Buna dhe Era.

Share With:
Translate »
615 Views