Ç`fustan dizenjoi stilisti Elie Saab për nusen e djalit? Pamjet nga dasma madhështore

Djali i stilistit të famshëm Elie Saab, Elie Saab Junior i dha fund beqarisë me një dasmë madhështore, të mbushur me të ftuar VIP. Ai për të cilin të gjithë mezi po prisnin të shihnin ishte fustani i nuses, i dizenjuar nga Elie Saab (e nga kush tjetër mund të stilohej?). Stilisti i famshëm ka veshur me mijëra nuse, por kurioziteti se çfarë kishte dizenjuar ai për nusen e të birit ishte i madh.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, fustanet e nuses ishin një përrallë. Nusja, Christina Mourad, veshi dy fustane, të dy të frymëzuar nga stili oriental. Fustani i parë ishte stil princeshe, pa mëngë dhe i mbyllur e me detaje tyli te dekolteja. Fustani ishte i mbushur me kristale, temina, fije ari e qëndisma. Për këtë fustan janë dashur më shumë se 500 orë punë dhe kanë punuar tre modelistë, gjashtë rrobaqepsë dhe dhjetë asistentë.

Ndërsa fustani i dytë ishte ngjyrë ari, me një bust në formë zemre dhe shumë aplika të arta.

Ky ishte një fustan që është prezantuar pak javë më parë gjatë sfilatës së koleksionit vjeshtë/dimër 2019-2020 të Elie Saab.

Luks, glamour dhe fantazi janë fjalët që mund ta përshkruajnë këtë dasmë që dukej si një kopsht i mbushur me pemë, drita, qirinj e pasqyra.

Share With:
Translate »
1219 Views