‘O ma e duaaa’. Si të shpëtosh nga skenat që të bën fëmija në publik

Shpesh fëmijët duan diçka dhe e duan tani. Janë të rriturit ata që duhet ta mbajnë nën kontroll situatën. Fëmijët nuk i kanë mirë punët me durimin. Si më të vegjlit janë mësuar që ta kenë gjithçka në momentin që e duan. Po nuk lindin të tillë. Fëmijët vijnë të qetë në këtë botë, sepse qetësi kanë qenë në barkun e nënës. Atje gjithçka ishte e paqtë dhe gjithmonë do jenë në kërkim të atyre ditëve. Ndaj është e gabuar t`i konsiderosh të padurueshëm nga natyra. Ata bëhen të tillë gjatë jetës nëse e gjejnë veten duke jetuar në kushte që ia prishin qetësinë. Prandaj duhet të mos harrojmë se pas një fëmije që s`ka durim, fshihet një fëmijë që ka humbur qetësinë fillestare.

Po le t`i lëmë teoritë dhe t`u hedhim një sy veprimeve që duhet të ndërmarrim për t`i kalitur durimin.

Mos e humb kurrë durimin para fëmijës

Nëse prindërit debatojnë para fëmijës, është diçka, ama nëse bërtasin kjo është tjetër gjë. Nëse një fëmijë përballet vazhdimisht me prindër që e humbasin lehtë durimin, nuk ka asnjë rrugë tjetër.

Tregoji se pritja është diçka normale

Prit në radhë në dyqane apo bankë dhe mos shfry sa herë që ngec në radhë të gjata apo në trafik. Qëndro i qetë.

Tregoja dashurinë që në hapat e parë

Sa më shumë t`i tregosh që e do aq më i qetë do jetë fëmija. Edhe ushqimi apo ndërrimi i pelenës duhet të bëhet me dashuri, me kujdes, jo si diçka mekanike.

Tregoji që je i lidhur me të e pas tij

Një fëmijë i qetë e di mirë lidhjen që prindërit kanë me të. Nuk mund t`i japësh qumësht ndërkohë që flet në telefon apo shikon lajmet. Kur merresh me fëmijën duhet të jesh 100% me të.

Justifikoje “Jo-në” që i thua

“Jo” duhet të ketë patjetër një shpjegim logjik e të mos duket si kapriço e prindit për të shprehur autoritetin. Pas një refuzimi ka gjithmonë një arsye që mund ta bindë fëmijën.

Mbaji premtimet

Kështu fëmija do jetë i qetë se e di që nuk ka gjasa ta gënjesh e t`i japësh premtime boshe sa për të thënë.

Mos harroni se ekziston një lidhje mes kënaqësisë dhe durimit

Sa më i kënaqur të jetë një fëmijë, aq më shumë durim ka. Si mund ta bësh të lumtur? Edhe me një buzëqeshje para gjumit.

Vëri kufij për kërkesat materiale

Kënaqësia nuk do të thotë t`i plotësosh çdo dëshirë, por të dijë ku i ka limitet dhe të mos kërkojë atë që është e ndaluar ose e paarritshme.

Kujdesu t`i plotësosh dëshirat emocionale

Ndryshon kërkesa për t`i blerë një lodër nga ajo për të parë një film bashkë. Nëse të thotë: Mami hajde të shikojmë këtë filmin bashkë, do të të duhet ta gjesh kohën për t`ia plotësuar.

Bëje të ndihet i dashur

Nëse ndihet i dashur atëherë ka më pak gjasa të bëjë skena të mos të qendrës tregtare apo parkut. Ndryshe do kërkojë vëmendjen me çdo mënyrë.

Share With:
Translate »
780 Views