Ditët e fundit të shtatzënisë/ Olta Xhaçka shfaqet e rënduar me disa kg më tepër
Edhe pse ka qenë një periudhë e ngarkuar për të, Olta Xhaçka ka shijuar në detyrë shtatzëninë e saj të dytë. . Poshtë kostumit zyrtar, Olta fshihte për sytë e publikut barkun e rrumbullakosur. E tanimë që ditëve të pritjes po i vjen fundi, format e ministres nuk mund të fshihen më dhe mesa duket shtatzania e dytë ia ka shtuar më tepër se ç’duhet kilogramët.
Burimet kanë mësuar se Olta dhe bashkëshorti i saj do të bëhen së shpejti prindër të një tjetër vajze. Kujtojmë se çifti kanë tashmë një vajzë thuajse 5 vjeç, Hanën. Deri më tani ajo nuk preferuar të flasë për këtë përjetim në media, duke u përkufizuar në kornizat e një gruaje të hekurt. Megjithatë për disa kohë ministrja do t’i mungojë zyrës së saj, për t’ju përkushtuar mëmësisë.

Por natyrisht që kjo shkëputje do të jetë shumë e shkurtër, pasi mami Oltën deri atëherë me dy vajza e presin angazhime të mëdha në krye të ushtrisë shqiptare.

