Nuk e paskemi ditur, blogerja e njohur shqiptare zbulon shtatzëninë në muajin e fundit
Alba Danaj, një nga blogeret që ju, me siguri, e keni të fiksuar për markën e saj të preferuar, Chanel, sapo ka ndarë një lajm të bukur për të gjithë miqtë e saj virtualë. Nëna e një djali 7-vjeçar, Albert, shumë shpejt do të gëzohet edhe me një fëmijë tjetër, gjininë e të cilit nuk e ka zbuluar.
Ndonëse është treguar e kujdesshme për ta mbajtur për vete të gjithë periudhën e ëmbël, përmes një postimi në profilin e saj, Alba ka lajmëruar se është në muajin e fundit të pritjes së ëmbël.

Një mikeshë e vjetër e këngëtares Jonida Maliqi, Alba, ndan shpesh në profilin e saj në Instagram shijen e hollë dhe unike për sharmin dhe elegancën. Emri me të cilin është dashuruar përjetësisht është Chanel. Para shumë vitesh, kur ende ishte adoleshente, i duhet të kursente shumë për të pasur këpucët e preferuara apo veshjet e markave më të mira. Ndërsa sot, gjithçka ka ndryshuar….

Alba Danaj është larguar shumë herët nga Shqipëria dhe jeton prej gati 14-vjetësh në Luksemburg së bashku me familjen. Prej kohësh është bërë e njohur edhe nëpërmjet profilit të saj në Intagram, tek i cili nuk është aspak e vështirë të dallosh stilin unik dhe elegancën e pashoqe prej Chanel-i.
“Më pëlqen luksi dhe ai nuk gjendet te pasuria apo zbukurimet, por tek mungesa e vulgaritetit. Pikërisht për këtë arsye jam bërë pjesë e lojës, për ta luftuar atë”,- citon Alba një nga thëniet e famshme të Coco-së.