Në urimin e saj për fëmijën e dytë të Klajda Gjoshës, Monika na zbuloi emrin dhe foton e parë të bebes

Klajda Gjosha ka sjellë në jetë fëmijën e dytë. Greis ka përshëndetur sot botën dhe lajmin e ka bërë publik Monika Kryemadhi, e cila ka postuar në llogarinë e saj në Instagram foton e parë nënë e bijë, si edhe ka shkruar një mesazh urimi për vogëlushen e sapolindur.

Klajda Gjosha u bë mama për herë të dytë! “E rrëmbeva” këtë çast të bukur duke fiksuar në foto dorën e Greis dhe të mamit të saj. Një moment që më emocionoi dhe mbushi me gëzim. Si nënë e dy vajzave, e di që si në ditën e parë, por edhe pas shumë e shumë viteve, Klajda dhe Greis do jenë gjithmonë të pandara. Dy fate të lidhura përjetë që do shoqërojnë njëra-tjetrën si në ditët e bukura me diell, edhe në ato të zymta me shi. Ky është fati i çdo nëne dhe vajzës së saj. Të udhëtojnë bashkë e të ndriçojnë jetët e tyre dhe të njerëzve të dashur! Të rritesh e lumtur në krahët dhe kujdesin e prindërve Greis. Ne të duam shumë.”

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, dhe bashkëshorti i saj, Ardian Gjoni, janë prindër edhe të një djali 5-vjeçar, Luis, i cili tani e tutje do të jetë vëllai i madh i shtëpisë.

Share With:
Translate »
622 Views