Monika Kryemadhi pozon me djalin dhe i thotë fjalët më të bukura

Pavarësisht angazhimeve politike, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi e gjejnë gjithnjë kohën për familjen e tyre e fëmijët. Këtë të diel ata kanë shkuar në Prevallë nga ku ka postuar foto edhe Meta, edhe Kryemadhi.

Meta ka postuar foto me të gjithë familjen ndërsa Kryemadhi një foto me djalin, Besartin duke i kushtuar një dedikim të veçantë.

“Me Besarin në Prevallë. Duhet të gjesh gjithmonë një çast të jetosh e shijosh ato çka Zoti na ka dhuruar të gjithëve, familjen dhe natyrën e bukur shqiptare. Ky është çasti më i bukur i së dielës sot. Moment që më bën të ndihem nënë, shoqe dhe bashkudhëtare në krah të Besit. Ju uroj të gjithëve një të dielë të lumtur, larg streseve të jetës së përditshme, pranë familjes, fëmijëve dhe prindërve”, shkruan Kryemadhi.

Share With:
Translate »
1205 Views