Fotoja e Ledina Çelos, ndez debat në rrjet! Komentuesit: “Je mami, s’të shkojnë këto poza…”

Për të hyrë direkt në temë. Ledina Çelo sa bashku me familjen po kalon ca ditë pushimi në Jalë. Sot, teksa është bërë gati për të dalë në plazh, i ka uruar ndjekësve të saj një mëngjes të mbarë, me këtë foto:

Reagimi i parë: Wow! Trup perfekt dhe aq më tepër kur mendon se Ledina është mami i dy fëmijëve.

Ndonëse këngëtarja ka marrë shumë komplimenta për linjat e saj trupore, siç edhe tashmë pritet, ka pasur edhe nga ata komentues të cilët nuk e kanë pëlqyer këtë postim të saj.

Ja disa prej tyre:

Vetë Ledina nuk ka preferuar të kthejë përgjigje ndërkohë që komentuesit me njëri tjetrin kanë nisur të debatojnë rreth çështjes.

Ne për diçka jemi të sigurtë: Ledina ka nje trup perfekt por edhe nëse nuk do ta kishte, postimet në Instagram janë shumë personale. Gjithëkush mund të postojë çfarë dëshiron. Nëse dikujt nuk i pëlqen mund thjesht ta injorojë apo edhe ta bëjë ‘unfollow’. Bullizmi online, nuk quhet mendim i lirë. Bullizmi online, është një kërcënim shqetësues që edhe në vendin tonë, fatkeqsisht, është shumë prezent si tek personazhet e njohur ashtu edhe tek gjithë të tjerët.

Share With:
Translate »
832 Views