Familja e madhe e Dua Lipës
“Sunny Hill Festival” tashmë ka një javë që ka mbaruar, ku mbretëruan tre netë të zjarrta në parkun e Gërmisë të Prishtinës.
Miley Cyrus, Gashi dhe Calvin Harris ishin yjet kryesore të festivalit, por ka rrëmbyer vëmendjen edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.Kjo e fundit vetëm njëherë është ngjitur në skenë teksa ka performuar këngën “One Kiss” me Harrisin, i cili vitin e kaluar i solli disa çmime ndërkombëtare.
Por, duket se 23-vjeçarja e ka shijuar në maksimum periudhën e qëndrimit në Kosovë, duke u takuar edhe me miq dhe familjarë.
Një foto teksa shihen familjarët e këngëtares sonë e ka publikuar nënë e yllit, Anesa Lipa, teksa shihet shumë anëtarë duke pozuar në një kate të lartë të një banese.
Dua është duke punuar në video projekte të reja, që do të jenë pjesë e albumit të dytë në karrierën muzikore.

