Ç’faj kishte Charlotte që nxori gjuhën… Mbretërorët e paskan zakon të gjithë
Gjuha e Charlotte-s of Cambridge, në King’s Cup Regatta më 8 gusht, u kthye në lajmin më të lexuar këtyre ditëve.
Mënyra e veçantë e Charlotte për të përshëndetur turmën
Posted by Kids' time on Friday, August 9, 2019
Dukesha ishte duke i treguar vajzës së saj dikë që ta përshëndeste, por ajo, me natyralitetin e 4 viteve të saj, ka preferuar t’i nxjerrë gjuhën. Por, në fakt, asgjë e re.

Të njëjtën gjë princesha e vogël e bëri edhe më 19 maj 2018, me rastin e dasmës së xhaxhait të saj, Harry me Meghan Markle. Veshje elegante, rreth lulesh në flokë dhe, ndërsa ishte akoma në makinë, një gjuhë e lezetshme tërhoqi gjithë aparatet dhe telekamerat. Charlotte, në fakt, është një ndër fëmijët mbretërorë, që me sa duket adhurojnë t’i përshëndesin me gjuhën jashtë njerëzit që ndodhen pas kamerave dhe aparateve.

Rasti më i famshëm, deri më tani, mbetet ai i princit Harry, i cili në vitin 1988, nga ballkoni i Pallatit Buckingham gjatë Trooping The Color, nxori gjuhën para syve të shqetësuar të mami Diana-s. Një skenar i përsëritur, me më shumë bindje, në 8 gushtin e ardhshëm, kur me prindërit e tij dhe vëllain e tij të madh William, ai shkoi në spital për të vizituar kushërirën e tij të sapolindur, Beatrice. Në makinë, fytyra e shtypur pas xhamit dhe një gjuhë drejt fotografëve që prisnin lajme për vajzën e parëlindur të Andrea dhe Sarah Ferguson.

Harry në të vërtetë nuk e humbi zakonin e tij as kur u rrit. Gjuha jashtë vazhdon, madje ka infektuar edhe vëllanë e tij të madh William, që e gjeti ta nxirrte pikërisht ditën e dasmës me Kate.



Edhe i vogli George është një profesionist në nxjerrjen e gjuhës jashtë. Në herën e tij të parë të Trooping The Colour, atë të vitit 2015, ai e mbeti me gjuhën jashtë ndërkohë që ndodhej me mamin dhe babain në ballkon. Por nuk kishte mbushur akoma dy vjeç, kështu që i falet.

Ndërkohë, tjetër histori është kushërira e tij, Mia Tindall, e cila ia nxjerr gjuhën kujtdo, përfshirë miqtë e saj të vegjël, zakon që është i përbashkët edhe për fëmijë të tjerë të mbretërorë, që nga Leonore e Suedisë e deri te Josephine e Danimarkës. Kjo e fundit është një profesioniste e vërtetë. Momenti më argëtues? Kur i nxori gjuhën Athena-s partneres së saj të preferuar në krim./Tiranapost.al
