Nënë për herë të parë, prezantuesja shqiptare tregon portretin ëngjëllor të vajzës
Pak ditë më parë prezantuesja shqiptare Genta Cana u bë nënë për herë të parë. Genta solli në jetë një vajzë të cilës i vendosi emrin Ella.

Ditën e sotme prezantuesja e ka prezantuar për herë të parë Ellën me publikun duke postuar një foto të portretit të saj ëngjëllor.

“Gëzuar Kurban Bajramin nga bebi Ella”, shkruan Genta.

Pak orë para lindjes Genta postoi disa foto me barkun e rrumbullakosur dhe shkruante: “Është fundi i këtij udhëtimi të bukur. Vogëlushja ime është gati të njihet me botën”.

Në prill moderatorja u kurorëzua në martesë me partnerin e saj Noli, me një dasmë madhështore me mbi 300 të ftuar.





