Një super yll: Njihuni me motrën e Neymarit
Falë të vëllait futbollist, edhe e motra e Neymarit ka marrë shumë famë dhe është një nga vajzat më të komentuara në mediat e huaja, sidomos për lidhjet e dashurisë me djem të famshëm.

23-vjeçarja ka gati 5 milion ndjekës në Instagram. Bjonde, sy bojëqielli dhe me një trup në super formë, Rafaella nuk kishte si mos të tërhiqte vëmendjen.

Së fundmi ajo ka reaguar pas ofendimeve që i bënë të vëllait tifozet e PSG pasi ai shprehu hapur dëshirën për tu larguar nga Parisi.

“Jeni qenie njerëzore të shpifura dhe të paedukatë! Donit ta mbani vëllanë tim në skuadrën tuaj. Nuk do të fitoni kurrë pa të”, është shprehur Rafaella.








