Keisi prezanton nënën dhe të gjithë ngelën gojë hapur

Vajza e këngëtarit të njohur Sabiani, Keisi Medini, është kthyer tashmë në një ndër personazhet më të komentuar në media që është cilësuar si një ndër vajzat më simpatike në showbiz. Ditën e djeshme, Keisi kishte 19 vjetorin e lindjes ku dhe u argëtuar së bashku me shoqërinë në një festë madhështore.

Së fundmi, ajo ka festuar me familjen e saj dhe nëpërmjet disa postimeve ka publikuar dhe një foto dhe video të nënës së saj. Ndonëse bashkëshortja e Sabianit ka preferuar që të tregohet diskrete dhe rrallëherë ka dal në media, Keisi nëpërmjet një dedikimi ka shprehur dashurinë për të.

“Gjithçka ime, jeni arsyeja që jetoj, ju dua në pafundësi”, ka shkruar Keisi pranë fotos ku shihet Sabiani me bashkëshorten ndërkohë që të gjithëve u ka tërhequr vëmendjen pamja e nënës së modeles.

Share With:
Translate »
2540 Views