Mozzik publikon fotografi të rrallë nga fëmijëria
Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, vazhdon të jetë shumë i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Shpesh ai ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria, ndërsa herë pas here nuk mungon edhe ndonjë footgrafi nga e kaluara.
Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi, teksa ka ndarë me ndjekësit në InstaStory një fotografi kur ishte shumë i vogël.
Au shihet në prani të babait të tij, ndërsa duket mjaft i lumtur dhe i veshu me plot ngjyra.
Foto: Mozzik/Instastory
Tashmë kanë kaluar vite nga ajo dhe Mozzik është bërë edhe vet prind, por duket se nostalgjia për fëmijërinë ekziston gjithmonë.
Përndryshe, reperi nga Ferizaj jeton bashkë me gruan e tij, Loredanën, dhe vajzën e tyre të vogël, Hanën, në Zvicër.