U martua me dashurinë e fëmijërisë, Ermonela Jaho na njeh për herë të parë me bashkëshortin

Është aq diskrete, sa në profilin e saj mund të shohësh vetëm foto profesionale, nga rolet nëpër skenat operistike më të njohura të botës apo foto të intervistave që jep në shtyp e në ekran. Por këto ditë Ermonela ndodhet në Shqipëri me pushime, që po i kalon duke lëvizur nga Veriu në Jug.

Sot ka postuar të parat foto personale të pushimeve dhe të parat foto me bashkëshortin e saj Ervinin.

Ata janë njohur që në fëmijëri kur të dy jetonin në Shqipëri dhe Ermonela ka treguar në një intervistë për “Financial Times” para tre vitesh: “Jam rritur me Ervinin në Shqipëri. Ai ishte i vetmi person me të cilin mund të flisja, i cili kurrë nuk më gjykoi. Kur u largova për në Itali, i thashë: “Nëse martohem ndonjëherë me dikë, do të jesh ti”. Dhe ishte vërtet ai. Ermonela u largua nga Shqipëria në vitet ’90 dhe në vitin 2003 u bashkua me Ervinin në Amerikë, ku ai jetonte pasi kishte ftuar lotarinë amerikane.

Ajo ka treguar gjithashtu se jetojnë bashkë me prindërit e tij dhe ndihet shumë e respektuar. Meqë këto janë ditë paksa të trazuara për imazhin e Shqipërisë nëpër botë, le të kujtojmë se kemi edhe një Ermonelë, një pjesëz shumë të bukur Shqipërie. 

Share With:
Translate »
614 Views