As shtatzënë, as në krizë! Kjo foto tregon gjithcka për marrdhënien e Getoarit dhe Marinës

Disa ditë më parë, në rrjet qarkulloi lajmi se dy vite pas martesës, dyshja e njohur e showbiz-it, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, po kalonin një krizë në marrëdhënien e tyre.

Ata nuk ishin parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit, nuk kishin publikuar më foto së bashku dhe në Instagram mungonin pëlqimet e dedikimet e shumta që dikur i bënin njëri-tjetrit.

Burime për “Dosja.al” treguan se dëshira e Marinës për t’u rikthyer në ekran nuk ishte pritur mirë nga Getoari dhe kjo ishte asryeja e prishjes së marrëdhënies së tyre.

Mirëpo, pak më parë Getoari i ka mohuar këto lajme nëpërmjet një fotoje të publikuar në profilin e tij në Instagram, ku ka pozuar me Marinën.

View this post on Instagram

Mahalla mood

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

“Gjendje mëhalle”- shkruan reperi krahas fotos ku lë të kuptohet se ata shkojnë më së miri së bashku dhe marrëdhënia e tyre nuk është aspak në krizë siç u përfol.

Prej disa javësh po përflitet se Marina do të bëhet sërish pjesë e “Tv Klan”, në një emision së bashku me Bes Kallakun.

Share With:
Translate »
912 Views