Kroi sot filloi kopshtin dhe JO, Bieta nuk qau
Moderatorja Bieta Sulo dhe partneri i saj Alban Dudushi, kanë çuar ditën e sotme për herë të parë djalin në kopsht.
E emocionuar Bieta ka publikuar foton e të birit Kroi Art, duke vrapuar për në kopsht.
Ajo thotë se mendonte se do qante kur të linte djalin, por pohon se iu bë zemra mal.
“Dita e parë e kopshtit. Fotografia që çdo prind e ka menduar netë e netë të tera dhe do ta kujtoj gjithmonë.
Mendoja që do të qaja, por jo… vrapi dhe gëzimi i Kroit për tek “shokat” ma bëri zemrën mal”, shkruan Bieta.
