Jon 1-vjeç, Adelina Tahiri i bëri urimin më të ëmbël të birit

Më 27 gusht të vitit 2018, këngëtarja e njohur Adelin Tahiri u bë nënë për herë të parë.

Adelina solli në jetë një djalë, që së bashku me partnerin e saj, avokatin Serjoza Markov, vendosën ta pagëzonin me emrin Jon.

Vogëlushi është kthyer në kryefjalën e jetës së këngëtares, e cila tashmë i është përkushtuar tërësisht të birit.

Të shumta janë fotot e videot që Adelina ndan me të voglin në profilin e saj në Instagram, ndërsa së fundmi na e tërhoqi vëmendjen urimi i ditëlindjes.

Sot, Joni mbush plot 1 vit jetë dhe këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqet me të voglin në krahë, të cilin e ka ngritur drejt qiellit.

“Falenderoj Zotin që të kam! Urime ditëlindjen e parë jeta mamit! Shëndeti dhe lumturia qofshin gjithmonë me ty.”- shkruan Adelina krahas fotos, ndërkohë që në postim kanë vërshuar komentet e urimit për të birin.

Share With:
Translate »
637 Views