Moment epik: Djali i Messi-t brohoret për skuadrën e gabuar, futbollisti e qorton në publik

Në ndeshjen e zhvilluar së fundmi nga Barcelona kundër Real Betis-it, e cila përfundoi me rezultatin 5-2 për Barcelonën, vëmendjen e të gjithëve e ka marrë djali i vogël i Messi-t.

Messi dhe Suarez po qëndronin në stadium së bashku me fëmijët e tyre, mirëpo në momentin kur Real Betis kalon në avantazh, djali i Messi-t ka brohoritur duke ngritur duart lart, në mbështetje të skuadrës kundërshtare.

Ky veprim nuk ka kaluar pa u vënë re nga dy futbollistët, Messi dhe Suarez.

Ky i fundit ka nisur të qeshë dhe tregon me gisht të voglin, ndërsa Messi vë dorën në kokë dhe i flet të birit duke qeshur.

Djali i Messit brohoret i gëzuar për skuadrën kundërshtare të Barcelonës, Suarez e qorton keqazion Vidnews.

Ky moment epik po bën xhiron e rrjetit, ndërsa zemrat e të gjithëve i ka fituar vogëlushi, i cili pasi është qortuar nga 2 futbollistët, ka nisur të qeshë plot siklet.

Share With:
Translate »
552 Views