9 muaj pas lindjes së vajzës, Loredana feston ditëlindjen pa Mozzik dhe këto janë shenjat e një ndarje me sherr

Pak ditë më parë u përfol se Mozzik dhe Loredana janë ndarë pasi disa problemeve në çift. Burime për “Prive”, treguan se mes çiftit ka ftohje. Prej kohësh ata nuk janë parë më bashkë dhe dyshimet u shtuan kur Mozzik mungonte në xhirimet e këngës së re të Loredanës.

Ndarjen duket se e ka konfirmuar edhe veprimi i fundit i reperit. Në mesnatë, Loredana festoi ditëlindjen me miqtë të cilët i kishin përgatitur një surprizë. Mozzik mungonte në këtë festë dhe as nuk e uroi partneren duke konfirmuar kështu krizën në çift.

Miqtë e surprizuan Loredanën me një tortë vetëm me foton e Hanës, si për të përforcuar imazhin e një nëne të fortë beqare.

Për shkak se Mozzik nuk e uroi Loredanën për ditëlindje kanë nisur thashethemet se çifti janë ndarë me sherr megjithatë mbetet të pritet ç’do thonë vetë ata rreth këtyre thashethemeve.

Share With:
Translate »
575 Views