”Babai të rriti me mundime, por tani buzëqesh dhe ji e lumtur” Stefi Prifti emocionon me dedikimin për të bijën
Thonë që gëzimi i fëmijë është arritja më e madhe për një prind, dhe për Stefi Priftin ky është një nga momente që çdo baba do të donte t’i përjetonte. Vetëm pak javë më parë, këngëtari i mirënjohur korçar deklaroi se më në fund në familjen e tyre do të derdheshin lotë gëzimi, pasi vajza e tij e madh Maria do të vishte shumë shpejt fustanin e bardhë.
Dhe mesa duket ky moment ka ardhur. Në një postim të bërë para disa orësh, Stefi treguar më shumë rreth martesës të së bijës. Por ajo që na ka prekur është dedikimi i tij emocionues për të. Mes rritjes me sakrifica dhe mungesës së të ëmës, Stefi ka treguar gëzimin që ndjen, në këtë ditë të rëndësishme për familjen e tij.
“Dhe vjen kjo dite…!
Per mua dhe familjen tone, data 9 Shtator eshte nje dite e shenuar dhe shume emocionale. Vajza ime Maria Prifti dhe dhendri yne Gezim Meta, kane vendosur te celebrohen dhe te martohen Nuk ka gje me te bukur per mua si baba! Per te qene i sinqerte me veten, me duhet te them, se nuk eshte aq e lehte. Por, Jeta keshtu eshte..!
Babai dhe nena te lindin dhe te rritin, shpesh me sakrifica dhe mundime, ndonjehere me pekuli dhe mundime..! Por, vjen Princi i Kalter dhe te thote..: – tani vajzen e dua une…! Eh… kjo eshte jeta…! Ketu eshte bukuria dhe trashegimnia Te me trashegohesh cupa e babjt! Jete te lumtur te uron babi”- ka shkruar Stefi Prifti në rrjete sociale.