Blerina Bombaj zbulon sekretin e bashkëjetesës me vjehrrën

Prej disa kohësh, dietologia Blerina Bombaj jeton në fshat, jashtë kryeqytetit dhe zhurmës së tij. Natyra, jeta e shëndetshme, të ushqyerit mirë, produktet natyrale dhe puna e vazhdueshme me fermën janë arsye të mjaftueshme që e kanë transferuar dietologen drej fshatit Domje. Por nuk është vetëm Blerina e tërhequr drejt jetës së pastër të fshatit. Bashkë me të, me bashkëshortin dhe dy fëmijët, jeton edhe nëna e saj dhe prindërit e bashkëshortit.

E ftuar këtë pasdite në “Rudina”, Blerina ka rrëfyer më shumë për jetën e fshatit dhe sidomos për familjen e saj të madhe.

Ndryshe nga të gjitha nuset që duan një jetojnë të pavarura me bashkëshortin dhe me fëmijët e tyre, Blerina e ndien veten me fat që jeton në një familje të madhe.

E pyetur si është të jetosh në të njëjtën shtëpi me vjehrrën dhe mamanë, ajo përgjigjet: “Ndihem shumë e privilegjuar dhe me fat që jetojmë të gjithë bashkë. Jetojmë në një vend ku secili ka hapësirat e veta, por edhe ku mblidhemi…. “ – rrëfen Blerina.

Roli i prindërve të saj dhe bashkëshortit, por sidomos roli i gjyshërve për dy fëmijët e saj është i pazëvendësueshëm, thekson më tej Blerina: “Mundësitë që prindërit të merren me fëmijët sot janë të pakta. Unë ndihem e privilegjuar që fëmijët e mi kanë pranë gjithmonë gjyshërit e tyre. Unë mendoj se, sa të kemi mundësi, prindërit nuk duhet t’i ndajmë nga vetja.”

Prindërit e bashkëshorti, por edhe prindërit e Blerinës mund edhe të ndaheshin më vete, por edhe kushtet ekonomike nuk kanë qenë të favorshme. Kështu, fati e deshi që dietologia dhe familja e saj e madhe të jetojnë bashkë dhe të lumtur: “Asgjë nuk mund të krahasohet me dashurinë e pakushtëzuar që japin gjyshërit për fëmijët tanë.” /RevistaClass

Share With:
Translate »
1443 Views