Kanë 2 fëmijë bashkë, Blerina Bombaj na habiti në 10-vjetorin e martesës: “Burri as nuk u kujtua”

Dietologia e njohur Blerina Bombaj është shumë aktive në rrjete sociale, postimet e së cilës komentohen shumë nga ndjekësit e saj sepse ajo është origjinale, e thjeshtë dhe në të shumtën e rasteve shpërndan dhe këshilla për to.

Ditën e djeshme Blerina dhe i shoqi kanë pasur 10 vjetorin e martesës. Këtë e ka bërë të ditur dietologia përmes një fotoje të postuar në profilin e saj të Instagramit. Foton në fjalë nuk jemi mësuar ta shikojmë kur është fjala për raste të veçanta si përvjetori i martesës dhe prandaj Blerina na ka habitur të gjithëve. Ajo shfaqet e vetme në kuzhinë duke gatuar.

Blerina ka rrëfyer në një mënyrë të sinqertë se i shoqi as nuk ishte kujtuar për 10 vjetorin, madje dhe ajo ishte kujtuar krejt rastësisht. “Sot është 10 vjetori i martesës sime. Nuk preferova të nxjerr një foto ku dukemi një çift i lumtur, jo se nuk jemi, por sepse një martesë e shëndoshë është ajo në të cilën gruaja qëndron fort në këmbët e saj. Kështuqë preferova të dal vetë, me këtë rast dhe meqë burri im as nuk u kujtua, makaronat i kam bërë vetëm për tre. Meqë ra fjala, edhe unë rastësisht u kujtova, të mos bëhemi shumë melodramatike”, ka shkruar ajo krahas fotos duke preferuar të tregohet e sinqertë me ndjekësit e saj, të cilët e kanë vlerësuar shumë për këtë.

Share With:
Translate »
666 Views