Anxhela Peristeri më në fund flet për jetën private dhe jep lajmin e ëmbël në emision
Anxhela Peristeri ishte e ftuar pasditen e sotme tek “Rudina”, ku gjatë emisionit foli për projektin e saj më të ri “Shpirt i bukur”, por edhe për jetën personale. Për herë të parë, Anxhela pranoi se është në një lidhje dashurie.
Këngëtarja u shpreh se nuk i pëlqen të bëjë dasmë, por në plane ka bashkëjetesën.
Anxhela dha edhe lajmin e bukur se së bashkë me partnerin po planifikojnë të bëhen me fëmijë.
“Edhe unë e dua një fëmijë”, tha Anxhela. “Po ai ka dëshirë?”, e pyeti Rudina ndërsa Anxhela e vendosur në siklet tha se kur të vijë koha do flasë.