Rritet mosha minimale e martesës së vajzave

Indonezia ka rritur moshën minimale të martesës së vajzave. Ligji i ri, ku mosha minimale e martesës është 19-vjeç, pritet të frenojë martesën e fëmijëve në vend.

Sipas ligjeve aktuale, vajzave u lejohet të martohen në moshën 16 vjeçare ndërsa djemtë në moshën 19 vjeçare.

Gjithashtu prindërit mund të kërkojnë nga gjykatat fetare ose lokale të autorizojnë martesat tek vajzat e vogla, pa një moshë minimale.

Indonezia mban vendin e 8-të për numrin më të madh të fëmijëve të martuar në botë, sipas Girls Not Brides, organizatë ndërkombëtare që synon ti japë fund martesës së fëmijëve.

Sipas UNICEF, 14% e vajzave në Indonezi janë martuar para moshës 18-vjeçare dhe 1% e tyre janë martuar moshën 15-vjeçare.

Varfëria, nderi i familjes, normat shoqërore, zakonet dhe ligjet fetare  janë faktorë që detyrojnë vajzat të martohen në moshë të vogël.

“Vendimi i parlamentit indonezian është një hap pozitiv drejt pranimit se vajzat kanë të drejtë të kenë të njëjtat mundësi në jetë si djemtë,“-tha për CNN drejtori ekzekutiv i Girls Not Brides, Rachel Yates.

Ndryshimet në ligjet ekzistuese do të ndodhin brenda tre viteve.

Share With:
Translate »
374 Views