5 mënyra si të silleni me një fëmijë kryeneç që ju kthen fjalën e flet mbi ju; Këshillat e psikologëve

“Bëj si them unë, por mos bëj si unë”… nëse ky është modeli që ju i ofroni fëmijës suaj, e sigurt që fjalët do i marrë era dhe ai do rritet për të qenë një shembëlltyrë e juaja ! Shumë prindër pretendojnë të dëgjojnë fëmijën, kur gjithçka bëjnë është të flasin mbi ta, nuk i trajtojnë me respekt e kur këta të fundit i ndërpresin e bëjnë gjithëfarë sjelljesh për të tërhequr vëmendjen  e tyre, prindi shokohet ! Si adoleshentët dhe fëmijët e vegjël janë në kërkim të “zërit” të tyre dhe vendit që ata duan të kenë në familje e jashtë saj. Me kalimin e viteve, kjo gjë e vogël në dukje (ngritja e zërit, mosrespektimi i tjetrit në bisedë etj) mund të shndërrohen në çështje madhore të disiplinës. Fëmijët duhet dhe MUND ta mësojnë që të vegjël  se si t’i shprehin në mënyrë konstruktive nevojat, dëshirat dhe mendimet e tyre ! POR para së gjithash mbani mend se shembulli i parë i fëmijës jeni ju! Këtu keni disa këshilla si të silleni kur fëmijët ngrenë krye!

1. Së pari qetësohuni

Kur fëmijët e teprojnë dhe sillen jashtë parashikimeve, natyrshëm ndodh që gjendja të kalojë në emocioanle qoftë siklet, zemërim, lëndim apo zhgënjim. Para se t’i ‘tregoni vendin” fëmijës  hiqni ndjenjat personale nga situata. Shmangni përshkallëzimin e situatës, merrni frymë thellë dhe kontrolloni së pari veten. Nuk ka luftë për pushtet këtu!

2. Dëgjoni se çfarë ju kerkon

Ajo që fëmijët vërtet shprehin kur flasin mbi ju , është frika, zemërimi, lëndimi ose zhgënjimi. Të flasësh me zë të lartë,  garanton se do t’i kushtosh vëmendje, ose mbase vogëlushi juaj po fiton pak nga pak  pavarësi dhe po teston kufij.  Para se të dëgjoni tonin e të shqetësoheni për të, dëgjoni fjalët. Çfarë kërkon fëmija juaj?

3. Vendosni rregulla

Në varësi të moshës së fëmijës tuaj, mënyra se si ju komunikoni apo çfarë prisni nga ta mund të ndryshojë. Para se të keni pritshmëri, uluni dhe vendosini rregulla fëmijëve ! Në këtë mënyrë gjithçka do jetë e kornizuar dhe vetëm kur ata të dalin jashtë pritshmërive tuaja, atëherë shqetësohuni! Sipas psikologëve, shumë prindër nuk dinë ç’të presin nga fëmijët e tyre , ndaj dhe tregohen agresivë kur i vogli bën diçka, ndoshta jo në mënyrën e duhur. Sidoqoftë ju vendosni rregulla dhe sigurohuni t’i bëni ato të arritshme. Jini të qëndrueshëm !

4. Ndani situatat nga njëra-tjetra

A duhet të nxeheni me një fëmijët që shkon në parashkollor se pse nuk dëshiron ta veshë këmishën blu e jo të kuqe. A është kjo një sjellje e ‘dënueshme’ ? Silluni me mençuri. “Ok mund ta veshësh bluzën që do, por nuk është mënyra e duhur si po e kërkon! ”

Fëmijët e vegjël nuk i kuptojnë domosdoshmërisht deklaratat nëse / atëherë. Lërini paralajmërimet e kushtëzuara.  Me fëmijët e vegjël përpiquni të jeni të drejtëpërdrejtë !

5. Jini pozitiv

Prindërit i kushtojnë më shumë vëmendje sjelljes që duhet të korrigjohet, por duhet  theksuar se përgëzimet gjithashtu nuk duhet të mungojnë ! Tregojuni atyre se sjellja pozitive shoqërohet me një reagim  pozitiv edhe nga nëna dhe nuk duhet marrë si i mirëqenë.

Share With:
Translate »
591 Views