4-vjeçarja humb rrugën teksa kthehej nga kopështi në Dibër, policia e kthen në gjirin e familjes

Një tjetër rast është shënuar sot në Dibër, ku policia i është gjendur pranë një vogëlushje 4-vjeçare e cila kishte humbur rrugën teksa kthehej nga kopështi.

Vogëlushja pasi kishte dalë nga kopshti, kishte ngatërruar rrugën dhe një qytetar e ka ndihmuar duke njoftuar Policinë pasi vajza nuk fliste.

Policia e Dibrës duke falenderuar qytetarin për denoncimin, ndërsa konfirmon ngjarjen e ndodhur.

Pas denoncimit nga qytetari, punonjësit e Policisë e kanë marrë vogëlushen O.  dhe e kanë sistemuar në ambientet e zyrës së shërbimeve për qytetarët në DVP.  Më pas Policia menjëherë  ka gjetur adresën e  prindërve të 4 vjeçares duke lajmëruar familjen.

Vogëlushja 4 vjeçare  e  gëzuar  nga prezenca e mamasë, me gjuhën e fëmijës  ka shprehur mirënjohjen për ta.

Mamaja e 4 vjeçares  ka falënderuar punonjësit e Policisë dhe qytetarin që kanë ndihmuar vajzën e saj

Fotoja e sjellë në redaksinë tonë nga një qytetar tregon momentin kur efektivi i policisë shoqëron vogëlushen në ambientet e zyrës së shërbimeve për qytetarët në DVP.

Edhe para pak javësh në Tiranë një polic rrugor pa një fëmijë që qante dhe iu kishte humbur prindërve dhe ia riktheu atë familjes.

Share With:
Translate »
476 Views