Leucemia akute rrezikon t’i marrë jetën, vogëlushja 3-vjeçare ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve
Gilda Uka është një vogëlushe 3-vjeçare e cila është e sëmurë me leucemi akute.
Siç thonë edhe familjarët e vogëlushes, shanset që ajo të kurohet në Shqipëri janë pothuajse zero.
Për këtë arsye, ajo është dërguar në Itali për të marrë kujdes shëndetësor. Gjithsesi, duke qenë se është shtetase shqiptare, vështirësitë ekonomike për familjen e Gildës rriten me dërgimin në Itali.
Siç thotë edhe një i afërm i vajzës, spitalet italianë nuk u japin mundësi shtetasve që vijnë nga vende jo anëtare të BE-së për t’u kuruar njëlloj si të tjerët. Për të filluar kurimin e Gildes duhen rreth 30,000€, pa llogaritur këtu edhe seancat e kimioterapisë që do të pasojnë.
Familja Uka e ka të pamundur që t’i përballojë të gjitha shpenzimet e vetme dhe për këtë arsye kërkon ndihmën e shqiptarëve në mënyrë që të kenë mundësi t’iashpëtojnë jetën vajzës.
Për të gjithë ata që kanë mundësi dhe dëshirë për të kontribuar me sado pak, familjarët kanë krijuar një llogari gofundme ku mund të ndihmoni.
Një familjar shkruan për JOQ Albnia: