“Mendova se të humba dhe më iku truri”, Beatrix Ramosaj ishte larg të ëmës kur ra tërmeti dhe gjithçka ndjeu e rrëfeu publikisht
Sigurisht, të gjithë personat që kanë qenë në Durrës dhe Tiranë e kanë ndjerë tërmetin e fuqishëm të orës 16:00 ditën e djeshme. Të shumta kanë qenë reagimet lidhur me këtë fenomen natyror edhe në rrjete sociale ku shumica prej personazheve kanë bërë thirrje për solidaritet me personat e prekur nga tërmeti ndërkohë që të tjerë janë tregues falenderues ndaj Zotit që gjithçka u la pas me aq.
Megjithatë, postimi i Beatrix ka tërhequr më shumë vëmendje duke qenë se i dedikohej tërësisht mamasë së saj. Këngëtarja ka qenë jashtë shtetit ditën e djeshme së bashku me Albanin, të vëllain dhe kjo ka bërë që mamaja e tyre ta ketë përjetuar e vetme tërmetin në shtëpinë e tyre në Tiranë.
Teksa ka publikuar disa lajme rreth tërmetit, këngëtarja shkruan: “Mami ndihem shumë keq që nuk jemi aty. Jam shumë e lumtur që ti dhe Bella jeni mirë. Më ra bota siper kokës kur e mora vesh. Mendova se të humba dhe po më ikën truri” – ka përfunduar ajo bashkangjitur me disa emoji që shprehin lot.
Shpresojmë edhe ne që gjithçka të shkojë mirë dhe ajo çka ndodhi dje të mos përsëritet…