Shembet shkolla, humbin jetën 7 fëmijë
Shembja e një shkolle ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë nga kryeqytetin Nairobi të Kenias.
Të paktën 7 nxënës humbën jeten ndërsa 10 të tjerë kanë mbetur nën rrënoja pasi godina ku bëhej mësim u shemb.
Dhjetëra nxënës ishin duke zhvilluar mësim në kohën që ka ndodhur ngjarja.
Të paktën 57 fëmijë janë transportuar me urgjencë në spital pasi kanë mbetur të plagosur.
Ambjentet e shkollës sapo ishin rikonstruktuar dhe bërë gati për të hedhur katin e dytë. Shembja e godinës ndodhi pak minuta pasi nxenësit ishin future në shkollë.