Vajza pa këmbë shkëlqen në pasarelën e modës në Paris

Një vajzë britanike, që i humbi të dyja këmbët e saj kur ishte vetëm 18 muajshe, ka debutuar në pasarelat pariziene me në sfond ikoniken Kullën Eiffel.

Nëntë vjeçarja Daisy May Demetre, nga Birminghami, sfiloi për një markë luksoze veshjesh për fëmijë, franceze, në pasarelën e ngritur në Kullën Eiffel dhe tha se eksperienca, e kish bërë të ndjehej e bukur dhe speciale.

“Ajo humbi të dyja këmbët dhe ishte një proces i gjatë ta bënim atë të ecte. Por, Daisy ishte një luftëtare e vogël dhe arriti të bënte të gjitha gjërat që mjekët nuk mendonin se do të mund ti bënte”– tha babai i vajzës.

Vetë Daisy May, shprehet e kënaqur me sfilatën. Ajo më bëri të ndjesha e bukur dhe speciale- thotë vogëlushja.

“Çdo qëllim që ajo i vendos vetes ia del ta arrijë, gjithçka që ajo zgjedh ta bëjë, e bën. Kjo është diçka e madhe dhe më bën të ndjehem mirë si prind”– vijoi i ati.

Për babain e saj nuk ka dyshime. Ajo mund të bëjë gjittçka që do të bëjë dhe kjo është diçka e mrekullueshme. Dhe ky është një mësim i vlefshëm për të gjithë, veçanërisht për komunitetin e njerëzve me aftësi të kufizuara. Kushdo mund të arrijë gjithçka. Mjafton të shohësh Daisin dhe mund të bindesh për këtë.

Share With:
Translate »
573 Views