Mëngjes i ëmbël në shtëpinë e Albanit dhe Bietës: Gatimin sot e bën Kroi Art!
Duket se personazhet publikë e vlerësojnë më së miri kohën me familjen dhe nuk lënë minutin t’iu shpëtojë kënaqësia që ndjejnë kur janë me ta sepse koha e kufizuar i bën të pamundur të rikuperojnë siç duhet ato momente që humbin nga qëndrimi larg familjes.
Bieta Sulo e përmend shpesh këtë në emisionin e saj dhe jo më kot, momentet që ndan me vogëlushin Kroi Art janë të gjitha të veçanta. Disa prej tyre ajo nuk i kursen as me ndjekësit e Instagramit të cilët ndihen gjithmonë shkëlqyeshëm kur disa nis me foto apo video nga i ëmbli Kroi.
Ditën e sotme ai ka ndihmuar mami Bietën me gatimin dhe siç shohim nga postimet e moderatores, Kroi po ia del mjaft mirë.
Gatimi, veçse një ritual shumë i mirë për familjen, sipas ekspertëve është veçanërisht i vlefshëm për fëmijët pasi i mëson ata me një sërë rregullash si asnjë aktivitet tjetër. Ndihmon në memorien e tyre dhe sigurisht në një zhvillim të marrëdhënies mes fëmijëve dhe prindërve.
Ndaj çpo prisni? Bieta dhe Kroi ia kanë nisur nga puna. Bëni dhe ju të njëjtën gjë sot.


