1 ditë para ditëlindjes së të birit, Ajola kujton momente të veçanta nga pritja e ëmbël
Siç dihet Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj janë prindër të një djali, të cilit i kanë vendosur emrin e veçantë Kajan. Që nga momenti i lindjes së tij çifti është treguar shumë i rezervuar dhe shumë rrallë kanë postuar foto me të birin.

Ditën e nesërme vogëlushi feston 1 vjetorin dhe një ditë para ditëlindjes së tij, Ajola është bërë nostalgjike për periudhën e pritjes së ëmbël. Ajo ka publikuar një foto në profilin e saj të Instagramit dhe fotoja në fjalë ka një domethënie të veçantë për të, pasi është bërë 14 orë para lindjes së vogëlushit. Ajola shihet e veshur me një fustan të zi, njëjtë si ngjyrat që i ka vendosur fotos dhe në sy bie barku i rrumbullakosur.

Krahas fotos Ajola ka bërë një dedikim të ëmbël për të birin. “Kjo foto është marrë më 5 tetor 2018, 14 orë përpara se të vinte në jetë Kajan, kjo dritë e vogël që ndriçon jetën tonë sa njëqind mijë yje vezullues”, ka shkruar ajo.





